Sipas mediumeve angleze, menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson ėshtė interesuar pėr sulmuesin e Barcelonės, Samuel Etoo.

Trajneri i ri i Barcelonės, Josep Guardiola, i ka vėnė vijė emrit tė Etoo nė listėn e futbollistėve qė hyjnė nė planet e tij, qė do tė thotė se kamerunasi me siguri se do tė largohet nga Camp Nou gjatė kėsaj vere.

Manchester Evening News ka shkruar se Ferguson dėshiron tė angazhojė njė sulmues tė klasit pėr nė sezonin e ardhshėm. Karim Benzema ishte prioritet i Fergusonit, por Lyoni nuk e ka tė lehtė tė heqė dorė nga shėrbimet e tij, dhe sipas gjasave ky transferim nuk do tė arrijė tė realizohet.

Kandidatė tjerė pėr Ferguson janė edhe Dimitar Berbatov nga Tottenham dhe Klaas-Jan Huntelaar nga Ajax.

Megjithatė lajmet e fundit nga ishulli, thonė se Samuel Etoo do tė mund tė arrinte nė Old Trafford, nėse asnjėra prej opsioneve tė mėsipėrme nuk do tė realizohej.